Lajmet e fundit

“A mendoni vërtet se është e drejtë të lihet jashtë NATO-s një vend me këtë nivel të aftësive mbrojtëse? Anëtarësimi i Ukrainës do ta bënte aleancën më të fortë”, deklaroi ai, raporton Euronews, Klankosova.tv.Ai theksoi se përvoja e fituar nga forcat ukrainase në fushëbetejë, si dhe zhvillimi i teknologjive ushtarake, veçanërisht në fushën e dronëve, e kanë shndërruar Ukrainën në një faktor të rëndësishëm për sigurinë evropiane. Kreu i shtetit të Ukrainës shtoi se ushtria ukrainase ka arritur të godasë objektiva strategjikë thellë brenda territorit rus, përfshirë rafineri të naftës që ndodhen mijëra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Zelensky nënvizoi se një nga sfidat kryesore mbetet mbrojtja ajrore ndaj raketave balistike. Për këtë arsye, ai kërkoi shtimin e sistemeve amerikane Patriot, ndërsa u bëri thirrje vendeve evropiane të përshpejtojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore. Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Megjithatë, ai pritet ta rikthejë këtë çështje dhe të kërkojë mbështetje shtesë ushtarake gjatë takimit të tij me Trump në Ankara.