Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka darkuar sonte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e që në këtë darkë mungoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Vendi ku darkuan delegacionet ishte shtëpia e kryeministrit të fundit në kohën e komunizmit, Adil Çarçani.
Kuzhinieri i cili i shërbeu Zelenskyt, Ramës e Osmanit tha se presidenti ukrainas nuk solli kuzhinier me vete, por të gjitha ushqimet janë përgatitur nga stafi shqiptar.
“Pati kontrolle, të gjitha hyrje-daljet ishin të kontrolluara, plus këto ditë, përpara ardhjes së tij ka pasur kontrolle të vazhdueshme me qenë anti-bombë. Por, në këtë rast nuk ka pasur kontrolle të ushqimit”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=8NKZCcE7wRg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.