Lajmet e fundit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar ata që e mbështesin Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
"Kjo dëshmon se edhe në rrethanat më të vështira, BE mund t'i mbajë premtimet e saj", ka thënë ai në samitin e katërt të Komitetit Politik Evropian.
Ai gjithashtu falënderon ata që mbështesin përpjekjen e Ukrainës për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe ata që ndihmuan në organizimin e Samitit të parë të Paqes në Ukrainë.
"Ishte një sukses për të gjithë ata që duan një fund të drejtë të kësaj lufte", shton ai.
Zelensky u kërkon të gjitha vendeve të mbështesin përpjekjet për paqe dhe të tregojnë lidership.
Ai thotë se është e rëndësishme që vendet në mbarë botën të jenë të guximshme dhe të injorojnë kërcënimet dhe përpjekjet e shantazhit: “Duhen përpjekje të përbashkëta për hir të paqes. Kur agresori humb, bota fiton."
Ai përfundon duke falënderuar të gjithë “për çdo jetë të shpëtuar nga mbështetja juaj”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.