Lajmet e fundit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e ka uruar Donald Trump për fitoren e tij të korrur në zgjedhjet e përgjithshme në ShBA.
Në një postim në platformën X, Zelensky ka deklaruar se mezi pret të punojë me të për t'i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë.
"Unë e vlerësoj angazhimin e presidentit Trump për qasjen 'paqe përmes forcës' në çështjet globale. Ky është parimi që praktikisht mund të ofrojë paqen e drejtë në Ukrainë. Unë shpresoj se do ta vëmë këtë në veprim së bashku".
"Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara", ka thënë Zelensky /Klankosova.tv