Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t'u jepen edhe me shumë armë si donacion në luftën me Rusinë, që është duke u zhvilluar nga 24 shkurti.
Ai, në një lidhje direkte online në Davos të Zvicrës në Forumin Ekonomik të liderëve botërorë, ka thënë se Ukrainës i duhen "të gjitha armët që kërkojmë, jo vetëm ato që janë siguruar".
Ai shtoi se dhjetëra mijëra jetë do të ishin shpëtuar nëse Kievi do të kishte marrë "100% të nevojave tona menjëherë në shkurt" kur filloi lufta, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.