Ursula von der Leyen do ta shoqërojë Volodymyr Zelenskyn nesër në Uashington.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja e Komisionit Evropian përmes një postimi në “X”, duke thënë se presidenti ukrainas kërkoi nga ajo që t’i bashkohej në takimin me Donald Trump.
Sipas saj, aty do të ketë edhe udhëheqës të tjerë evropianë, por nuk përmendi emra.
“Me kërkesë të presidentit Zelensky, unë do të bashkohem me presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.