Forcat ajrore të Zelandës së Re thanë të mërkurën se kishin evakuuar tre persona nga një bazë kërkimore e Shteteve të Bashkuara në Antarktidë, në atë që e quajti një operacion me rrezik të lartë në temperatura të ulëta dhe errësirë të përhershme.
Një person që kishte nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe dy të tjerë që kishin nevojë për ndihmë mjekësore u morën në fluturimin e shpëtimit nga Stacioni McMurdo të martën, thanë Forcat Ajrore Mbretërore të Zelandës së Re (RNZAF) në një deklaratë.
Avioni u ul në qytetin Christchurch të Zelandës së Re të mërkurën në mëngjes. Deklarata nuk dha detaje mbi urgjencën mjekësore apo kombësitë.
“(Është) një mjedis jashtëzakonisht sfidues për të fluturuar me syze shikimi natën për shkak të kushteve ekstreme të motit, të cilat janë shumë të ndryshueshme në këtë kohë të vitit dhe e bëjnë parashikimin e saktë një sfidë”, tha ai, raporton CNN, transmeton klankosova.tv.
Temperaturat në Stacionin McMurdo ranë deri në -24 gradë Celsius të martën, duke penguar misionin 20-orësh që u zhvillua në errësirën e plotë të dimrit të Antarktidës.
E Ngarkuara me Punë e ShBA-së për Zelandën e Re, Melissa Sweeney, tha se evakuimi ishte kryer “pa probleme”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.