Lajmet e fundit

Zekirija Ramadani që aktualisht udheheqë ekipin e Gjilanit, ka regjistruar shifrën prej 300 ndeshjeve zyrtare si trajner në karrierën e tij.
Për këtë arritje drejtuesit e klubit gjilanas para ndeshjes e kanë shpërblyer me një fanellë me numrin 300 dhe një mirënjohje për punën e tij.
45 vjeçari si trajner kishte filluar punën te skuadra prej nga vjen Shkupi, teksa ka udhëhequr edhe skuadrat në Shqipëri si Flamurtari dhe Egnatia.
Kurse në Kosovë, ishte në krye të 4 skuadrave, Trepçes 89, Feronikelit, Prishtinës dhe për momentin është te Gjilani.
Deri me tani strategu shkupijan ka fituar 3 herë titullin kampion të Kosovës me tre skuadra të ndryshme, kurse dy herë e ka fituar kupën e Kosovës dhe nje here tjeter superkupen.