Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar nga European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ai në fazën e parë të repesazhit u mund nga britaniku, Rhys Thompson, me ç’rast humbi mundësinë për medalje.
Xhudisti nga Kosova paraprakisht ishte mposhtur çerekfinale me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli, njofton Klankosova.tv.
Kështu, Shpati Zekaj e mbyll garimin me një fitore, atë ndaj gjermanit Daniel Herbst në raundin e dytë.
Në të parin, xhudisti kosovar kaloi pa luftë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.