Milaim Zeka, gazetar, ka komentuar lidhur me situatën politike në Ballkan, duke thënë se Albin Kurti dhe Alleksandar Vuçiq janë dy figura që kanë destabilizuar politikën e rajonit.
Sipas Zekës, i cili foli në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, ata kanë qëndruar në pushtet duke sharë njëri-tjetrin, por në fakt kanë dëmtuar vendet e tyre.
"Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq janë treguar dy njerëz më destabilizues të politikës të ballkanit, dhe kanë qëndru në pushtet realisht duke e sharë njëri tjetrin, e faktikisht duke e dëmtuar Albin Kurti vendin e tij të cilin e ka izoluar totalisht, ndërsa Vuçiq është shndërruar në një Erdogan ballkanik, në një diktator i cili kërcënon përmes Republikës Srpska, perëndimin, e kërcënon përmes Kosovës, perëndimin, kjo përmes lidhjeve të tij me Rusinë", u shpreh Zeka, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni deklaraten, në videon vijuese:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.