Opinionisti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Miliam Zeka ka thënë se sonte do të ketë befasi.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Zeka u shpreh se në shtëpinë më të famshme në vend, është një miks i jashtëzakonshëm.
“Ky edicion ka me pasë befasi, është një miks i jashtëzakonshëm. Bigu ka shkuar duke u rritë dhe publiku mundet me prit shumë befasi”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=8c400gJvMt8
Big Brother VIP Kosova 3 nis sonte duke filluar nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe Art Motion.
Bëhuni gati sepse nata do të jetë “flakë” dhe shumë e gjatë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.