Lajmet e fundit

Zëdhënësja e ambasadës izraelite në Londër, Orly Goldschmidt, ka thënë se Irani filloi luftën kundër Izraelit, kur dërgoi drone dhe raketa në drejtim të vendit dhe sipas saj, Izraeli duhet që t'i pengojë ata.
Goldschmidt pretendon se për 45 vitet e fundit Irani është përpjekur të sulmojë Izraelin përmes përfaqësuesve, Hezbollahut, Hamasit dhe Houthis, njofton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
"Irani e sheh Izraelin si një vend perëndimor që duhet të shkatërrohet”, është shprehur ajo.
“Ne po dëgjojmë aleatët tanë dhe po marrim parasysh atë që ata thonë, por në fund të ditës do të duhet të mbrohemi kundër këtij kërcënimi iranian”, shtoi Goldschmidt.