Zëdhënësi i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Gentian Mullaj, ka bërë të ditur se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka mbërritur akoma në Tiranë për të marrë pjesë nesër në Samitin për Ukrainën.
Mullaj nuk bëri të ditur, për shkaqe sigurie, se kur Zelensky pritet të mbërrij në Tiranë, por tha se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar delegacione të larta nga vendet e Evropës Juglindore.
“Zelensky ende nuk ka mbërritur në Tiranë. Këtë nuk mund ta konfirmojë dot, por do të vijë së shpejti. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen delegacione të larta të Evropës Juglindore”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se gjatë Samitit për Ukrainën që do të mbahet nesër në Tiranë nuk do të ketë masa shumë shtrënguese për qytetarët atje, por sipas tij, perimteri i brendshëm i sigurisë do jetë i “blinduar” deri në përfundim të samitit.
“Policia e Shtetit ka marrë masa jo vetëm në Rinas, por edhe në pikat e kalimit të kontrollit kufitar që nga “Hani i Hotit” dhe pikat tjera ku mund të hyjnë delegacionet dhe të gjitha rrugëkalimet janë të sigurta dhe eksportimi i delegacioneve do të bëhet pa krijuar pa asnjë shqetësim”.
“Për garantimin e sigurisë janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale “Renea”, Forcat Operacionale. Numri është në varësi të shërbimeve që kryhen, por policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe për të pasur mbarëvajtje sa më të mirë të samitit”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Mullaj tha se Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e samitit të nesërm ka bashkëpunuar edhe me partnerë të tjerë, përfshirë këtu Policinë e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=7KyqbItgYZo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.