Osama Bin Laden ka lënë pasuri personale prej 29 milionë dollarësh për "xhihad", pas vdekjes së tij në vitin 2011.
Testamenti i tij është në mesin e disa dokumenteve të lëshuara për mediat amerikane të martën, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Këto dokumente janë konfiskuar pas vrasjes së tij nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit.
Bin Ladeni ka kërkuar nga familja që ta “respektojë dëshirën e tij” dhe ta shpenzojë trashëgiminë “në xhihad, për hir të Allahut”.
Ndërsa në një tjetër letër, ai i kishte kërkuar babait të tij që të kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij, në rast se ai do të vdiste.
Ky mesazh që ai bëri e bën të qartë se rreziku i vrasjes ka qenë i pranishëm në mendjen e tij.
“Nëse vritem, lutuni për mua dhe bëni bamirësi në emrin tim, sepse do të kem nevojë për mbështetje për të arritur shtëpinë e përhershme”, ka shkruar Osama Bin Laden.
Edhe pse ai ka thënë se paratë e lëna trashëgimi janë në Sudan, nuk është e qartë nëse ato janë para të gatshme apo asete.
Bin Laden ka jetuar në Sudan për pesë vjet në vitet 1990, si një mysafir i Qeveirsë sudaneze.
klankosova.tv
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.