Policia e Shkodrës në Shqipëri ka arrestuar një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një shtëpie dykatëshe, e përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një shtëpi në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 64 llamba, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin, tha policia.
Në pranga u vu shtetasi Xh. Gj., 23 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. /euronews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.