Është zbuluar shkaku i vdekjes së Willie Garson, dy ditë pasi ai ndërroi jetë.
Aktori vdiq të martën në moshën 57 vjeçare. Ai ishte i njohur për interpretimin e Stanford Blatch në serialin “Sex and the City”. Ai gjithashtu luajti në “White Collar”.
Nekrologjia e Willie u botua në The New York Times dhe familja e tij zbuloi shkakun e vdekjes së tij.
Nekrologjia vëren se Willie vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles. “Kunata e tij, Nina Tassler, tha se shkaku ishte kanceri i pankreasit”, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.