Është zbuluar shkaku i vdekjes së producentit muzikor dhe DJ-it, Erick Morillo.
Muzikanti 49-vjeçar – i njohur për këngën e tij hit “I Like to Move it” – vdiq nga ‘toksiciteti akut i ketaminës’, konfirmoi ekzaminuesi mjekësor i Miami-Dade.
Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në plazhin e Miamit.
Familja e tij deklaroi se në kohën e vdekjes së tij, ai ishte shumë i dashur nga ana e familjes së tij dhe se kishte shumë dashuri për të dhënë.
Gjatë verës, Erick ishte nën hetim pasi u përballë me akuzat e ngacmimit seksual nga ana e një mike e tij DJ dhe ishte arrestuar në fillim të muajit gusht pasi u dorëzua.
Incidenti në fjalë ishte raportuar në dhjetorin e kaluar dhe gruaja pretendoi se ishte përdhunuar në shtëpinë e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.