Lajmet e fundit

Misioni i vëllezërve Nick dhe Dan Buttner ishte që t’i identifikojnë komunitetet rreth globit të cilat jo vetëm që e kanë pritshmërinë më të lartë të jetës, por po ashtu edhe popullsinë e njerëzve mbi moshën 100.
Koncepti i quajtur BlueZone i ka identifikuar vendet si Okinawa e Japonisë, Sardinia e italisë, Nicoya e Kosta Rikës, Icaria e Greqisë dhe Loma Linda e Kalifornisë si qytetet me banorët më jetë-gjatë në botë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Në këto qytete, aktivitetet si çiklizmi, ecja dhe prerja e barit janë normë. Pastaj, ky studim solli hulumtuesit në përfundim se edhe lidhja e fortë që njerëzit e mbajnë me familjarët dhe shoqërinë ështe një karakteristikë e rëndësishme e jetë-gjatësisë.
Të hash më pak dhe të hash më shumë gjëra të shëndetshme, të pish verë, të përqendrohesh në besim, të gjesh kohë për më te dashurit janë disa nga karakteristikat kryesore të të jetuarit gjatë.