Ajo për vite të tëra ishte në fokusin e mediave rozë për shkak të formave të saj përgjatë secilës paraqitje.
Por, Kim Kardashian befasoi të gjithë përsëri kur u shfaq në Met Gala me fustanin e saj të ngushtë, për të cilin të gjithë hodhën dyshime se ajo kishte hequr disa brinjë nga trupi.
Në insertin e fundit të lëshuar rreth procesit të përgatitjes së yllit të njohur televiziv për Met Gala, shihet qartë i gjithë sekreti i Kim Kardashian rreth të pasurit një bel tejet të hollë, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Bk0G1f4DpCM&fbclid=IwAR03U4dNA2ILWV693p-AdHvwbUp4dWEdY55Fjo_XEx2tM5ljiDKF00aSZKk
Siç shihet në pamje, ajo edhe kësaj here përdori korsetin e saj të jazhtëzakonshëm nga i cili edhe përfundoi me një bel të tillë i cili nxirrte në pah asaj format tërheqëse.
Veç korsetit, trupin edhe më tërheqës të Kim Kardashian e vuri në dukje edhe fustani special i asaj ngjarje, i tëri prej silikoni, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.