Lajmet e fundit

Psikologu i sporteve, Phil Johnson, që ka punuar me yjet si Radamel Falcao, pohon se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka vuajtur nga një traumë që nuk është diagnostifikuar kurrë, e lëre më të ketë qenë trajtuar.
Higuain njihet për dështimet e tij në përballjet vendimtare me ish-skuadrën e tij, Napolin, dhe kombëtaren e tij, Argjentinën.

"Kur jeni i traumatizuar, nuk është vetëm mendore, është psikologjike dhe në fakt bllokon performancën tuaj sepse truri nuk lejon që të zgjidhet problemi", tha Johnson për Goal.
Johnson tha të njejtën gjë edhe për Torresin i cili kishte dështuar tek Chelsea duke thënë se ai ishte traumatizuar nga transferimi i tij në këtë skuadër.