Një mjet shpërthyes dyshohet se është vërejtur nga një person në Batushë të Gjakovës.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë, përcjell Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-s ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë”, thuhet në raportin 24 orësh të polcisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.