Lajmet e fundit

Shkencëtarët amerikan besojnë që kanë identifikuar një mutacion të ri të një gjeni, i cili rrit rrezikun për kancerin e qafës së mitrës.
Sipas tyre ky gjen bartet nga baballarët tek vajzat e tyre.
Ky gjen trashëgohet përmes kromozomit X dhe është i pavarur nga gjenet e tjera dyshuese për të cilat gratë mund të testohen.
Aktualisht gratë që kanë histori të kancerit në familje janë duke u testuar për gjenin BRCA, i cili rritë dukshëm rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës.
Ekspertët kanë deklaruar se ende ka nevojë për studime për të konfirmuar një gjë të tillë si dhe për të kuptuar funksionin e gjenit.
Të gjeturat e fundit janë publikuar në revistën PLoS Genetics.