Lajmet e fundit

Ceremonia garuese për çmimin Wellcome Book 2016, tashmë është hapur, ndërsa në një garë të ngushtë për këtë çmim po qëndrojnë librat për autizmin, alkoolizmin si dhe ato të cilat kanë përmbajtje për sëmundjet psikosomatike, përcjellë Klan Kosova.
Ky eveniment i cili është i njohur botërisht vë në pah libra të shkruar dhe botuar me përmbajtje eksplorimi në rolin e mjekësisë në jetën dhe letërsinë.
Lista përmban veprat e dy llojeve atë të letërsisë letrare si dhe të asaj jo- letrare, njofton Klan Kosova.
Fituesi do të zgjedhet nga nje panel jurie në të cilën përfshihet edhe transmetuesi Joan Bakewell, i cili pranoi mbi 38 mijë euro për këtë pozitë.
Ndërkaq në këtë panel jurie marrin pjesë edhe profesori i biologjisë doc, i sëmundjeve të kancerit France Balkëill si dhe shkrimtarët Damian Barr, Tessa Hadley dhe Satyhnam Sanghera.
Këtu mund të gjeni edhe listën e shkurtër në gjuhë angleze të librave konkurrentë të kësaj ceremonie:
1.The Outrun nga Amy Liptrot
2.Signs for Lost Children nga Sarah Moss
3.It's All in Your Head nga Suzanne O'Sullivan
4.Playthings nga Alex Pheby
5.The Last Act of Love nga Cathy Rentzenbrink
6.Neurotribes nga Steve Silberman
Fituesi i çmimit të kësaj ceremonie do të shpallet më 25 prill, njofton Klan Kosova.