Pak ditë më parë Ardit Gjebrea dhe i gjithë stafi i të Dielës Shqiptare u zhvendos në jug të Shqipërisë për të xhiruar puntatën e fundit të emisionit.
Puntata e fundit e meritonte një arratisje kështu që i gjithë stafi u zhvendos në jug, shoqëruar edhe nga disa të ftuar special të Gjebreas si: Juliana Pasha, Venera Lumani, Lind Islami e Pirro Çako. Arditi ka publikuar video dhe foto në rrjete sociale gjatë kohës që ata kanë qenë duke festuar apo drekuar.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë drekës, ka qenë e dashura bjonde e Pirros.
“Panorama Plus” shkruan se bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.
Kantautori ka vendosur që për herë të parë të shfaqet në publik pranë të dashurës së tij. Pirro dhe biondja simpatike duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe ne mezi po presim që të shohim momentet e tyre në televizion.
Pirro Çako i dha fund bashkëjetesës 5-vjeçare me Sisin dy vite më parë dhe kjo është hera e parë që nga ajo kohë që ai shfaqet publikisht me një vajzë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.