Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, për Klan Kosova.
Ai ka thënë se përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.
“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikeve. Përveç drogës është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast pritet të ketë arrestime. Në vend të ngjarjes janë njësiti anti-drogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante bashkë, me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Nikçi.
Klankosova.tv do ju mbajë të informuar për rastin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.