Lajmet e fundit

Shkolla fillore Wilson në Amerikë, ka publikuar një tabelë që u ndihmon prindërve ta dijnë se kur duhet fëmijët e tyre të flenë për një shëndet optimal, dhe eventualisht ka rezultuar të jetë mjaft e suksesshme duke u shpërndarë mbi 430 mijë herë në Facebook.
Kjo tabelë ështe në përputhje me rekomandimet për gjumë nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Në tabelë janë publikuar oraret e gjumit për fëmijët nga mosha 5 vjeçare deri më 12.

Në fotografinë e postuar në Facebook, pat shumë etiketime dhe komente pozitive të prindërve, të cilët e kishin provuar këte orar.
Megjithatë, kishte edhe nga ata prindër që ankoheshin se ky orar nuk iu ndihmonte t’ia dilnin mbanë me fëmijët e tyre.