Lajmet e fundit
Duket se Albert Bunjaki tashmë ka ndarë mendjen për njëmbëdhjetë lojtarët që do t’i hedh në fushë kundër skuadrës së Andriy Shevchenkos

Është zbuluar formacioni me të cilin Kosova do të zbresë në fushën e blertë të Loro Boriçit për sfidën kundër Ukrainës.
Duket se Albert Bunjaki tashmë ka ndarë mendjen për njëmbëdhjetë lojtarët që do t’i hedh në fushë kundër skuadrës së Andriy Shevchenkos.
Nga minuta e parë pritet të luajë ish lojtari i Manchester City, Bersant Celina, në vend të të lënduarit, Arbër Zeneli.
Kundër Ukrainës e Islandës Kosova do të jetë pa Benjamin Kolollin, Herolind Shalën, Arbër Zenelin dhe Enis Alushin, të cilët janë të lënduar.
Kurse, për ndeshjen e parë, ndaj Ukrainës, Albert Bunjaki nuk do të mund të llogarisë në Bernard Berishën dhe Valon Berishën, të cilët janë të suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.
Formacioni: Ujkani, Paqarada, Jashanica, Rrahmani, Vojvoda, Musolli, Kryeziu, Celina, Halimi, Rashica, Muriqi.