Lajmet e fundit

Kjo shoqatë kanë organizuar edhe një ceremoni të veçantë për zbulimin e figurës së Nënës Terezë të shkrirë në bronz.
Ceremonia është mbajtur në Pfaffenhofen.
Pas zbulimit të figurës së Nënë Terezës, e cila është bërë në 17:30 do të mbahet edhe një koncert ku do të performojë edhe këngëtarja me nam Eda Zari.
Përpos saj do të interpretojnë edhe Astrit Mulaj & Kolë Oroshi, Meda e grupe valltaresh nga shoqata të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Ndërsa me 4 shtator 2016 Nënë Tereza do të shenjtërohet 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali II-të.
Gjatë ceremonisë pritet që në Romë të mbërrijnë 300 mijë pelegrinë.
*Fotografitë në Klan Kosova i kanë dërguar kosovarët që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme në Gjermani, për të marrë pjesë në inaugurimin e figurës së Nënë Terezës.
klankosova.tv