Lajmet e fundit

Pikërisht 24 orë më parë, anëtarët kyç të administratës Trump u mblodhën rreth një tavoline të gjatë në Shtëpinë e Bardhë për të lavdëruar arritjet e presidentit gjatë 100 ditëve të para të mandatit të tij të dytë.
Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ishin gjithashtu të pranishëm, ndërsa çdo anëtar mori radhën për të përmendur arritjet e tij dhe kontributet për administratën, transmeton klankosova.tv.
Siç zbulon BBC, kur i erdhi radha Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, ai e lavdëroi udhëheqjen e presidentit, duke thënë se ajo ishte realizuar me "respekt" dhe "forcë".
"Është nder të shërbej për ju në këtë administratë," tha Waltz.
"Faleminderit shumë Michael," iu përgjigj presidenti Trump.
Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar ndjeshëm që nga ajo moment.
Sipas raporteve, Waltz ka dhënë dorëheqjen nga posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, duke u bërë i pari anëtar i administratës Trump që largohet gjatë mandatit të dytë.
Ky zhvillim ka tronditur politikën e Shtëpisë së Bardhë, dhe tani priten detaje të tjera për shkakun e largimit të tij.