Lajmet e fundit

James Allison dhe Tasuku Honjo janë nderuar me Çmimin Nobel për Fiziologji apo Mjekësisë, për zbulimet që çuan në zhvillime qenësore në terapinë për trajtimin e kancerit.
“Allison dhe Honjo kanë treguar se si strategji të ndryshme për frenimin e ndalesave të sistemit imunitar mund të përdoren në tretmanet për kancer” është thënë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz.
Terapia imunitare me pika kontrolli
Sistemi ynë imunitar na mbron nga sëmundje të ndryshme, megjithatë ka mburoja të integruara në te që e ndalojnë t’i sulmojë indet e organizmit tonë.
Disa tipe të kancerit mund të shfrytëzojnë “ndalesat” e tilla dhe iu shmangen sulmeve të tilla.
Allison dhe Honjo kanë zbuluar një mënyrë për të lëshuar qelizat e sistemit imunitar në sulm të tumoreve, duke i fikur proteinat që vendosin këto “ndalesa”.
Ky zbulim ka çuar në zhvillimin e ilaçeve të reja të cilat ofrojnë shpresë për pacientët me kancer të avancuar apo lloje të kancerit që më parë ishin të patrajtueshme.
Terapia imunitare me pika kontrolli është duke u përdorë nga NHS për trajtimin e personave me tipin më të rrezikshëm të kancerit të lëkurës, melanoma.