Dy piktura në gur, të cilat datojnë që nga koha e Perandorisë Incan, janë zbuluar në gërmadhat antike të Machu Pichu’s, raportojnë zyrtarët, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se këto janë pikturat e para që janë zbuluar në këtë vend, qysh kur eksploruesi amerikan Hiram Bingham, e zbuloi Machu Pichu’n në vitin 1911.
Sipas Fernando Astete, ekspertit të arteve nga Machu Pichu, figurat e pikturuara paraqesin një siluetë njerëzore.
Shumë studime tani pritet t’iu bëhen këtyre pikturave që janë zbulim i rrallë, për të zbuluar periudhën e saktë nga e cila datojnë mirëpo Astete beson se njëra nga pikturat, mund të jetë shumë më e vjetër se sa që po mendohet.
Këto piktura i takojnë erës së perandorisë Inca. Njëra nga to mund të jetë edhe më e vjetër se ajo periudhë, mirëpo analizat po pritet të kryhen nga teknologjia më moderne që ekziston”.
Macchu Pichu, është nja kala e kohës së perandorisë Inca, e ndërtuar 500 vjet më parë, dhe cilësohet si një thesar antropologjik dhe shumë atraktiv për arkeologët, që kanë vite të tëra që punojnë në këtë vend për të gjetur të dhëna rreth njerëzve që kanë jetuar aty.
Kalaja e Machu Picchu’s ndodhet në majën më të lartë të maleve Ande në Peru, mbi luginën e lumut Urubamba.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.