Lajmet e fundit

Nicolo Zaniolo është duke insistuar që t'i bashkohet sa më shpejtë Aston Villas në formë huazimi dhe me të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, shkruajnë mediet angleze.
Villa synon që brenda kësaj jave të arrijë marrëveshjen me Galatasaray, ku sulmuesi italian u transferua në shkurt të këtij viti nga Roma për 15 milionë euro.
24 vjeçari me gjigantin turk në sezonin e fundit ka regjistruar 12 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 5 gola dhe 1 asistim.