Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti, i Interit, Javier Zanetti ka deklaruar se shpreson që ta shoh Lionel Messin një ditë në fanellën e këtij klubi.
Kjo deklaratë tij ka ardhur pas presidenti Erick Thohir dje tha se ëndrra e tij është që ta sjell argjentinasin në San Siro kur kontrata e tij me Barcelonën të skadojë.
“Shpresoj që Messi të vijë një ditë të luajë për Interin”.
“E di se është shumë i lumtur në Barcelonë. Kështu me të gjitha që ai ka fituar nuk ka nevojë të tentojë më shumë për të bërë”, ka thënë Zanetti.
Zanetti bashkëkombësin e tij e ka përshkuar si një ambasador të madh të sportit, transmeton Klan Kosova.