Lajmet e fundit
Legjenda argjentinase është i impresionuar me përmirësimin e mbrojtjes së klubit, ndërsa ai mbetet në krye të tabelës të Serie A.

Javier Zanetti e ka lavdëruar qendërmbrojtësin Miranda për shpejtësinë me të cilën e ka kthyer veten në lider të skuadrës së drejtuar nga Roberto Mancini.
Braziliani ka qenë titullar në San Siro që nga transferimi nga Altetico Madridi në qershor të këtij viti.
Me 31 vjeçarin në zemër të mbrojtjes, Interi ka arritur të ketë tetë ndeshje pa pësuar gol, duke përfshirë edhe përballjet me Juventusin dhe Romën.
Zannetti – tani nënpresident i skuadrës – pëlqen lojën e Mirandas dhe e ka lavdëruar lojën defensive të skuadrës.
“Do të thoja që Mirana është kthyer në lider të skuadrës”.
“Ai dhe Jeison Murillo janë duke bërë punë të mirë së bashku”.
“Megjithatë, nuk duhen harruar Andrea Ranocchia dhe Juan Jesus, që kanë luajtur më pak minuta, por kanë pasur paraqitje të mira”.