Lajmet e fundit
Legjenda e Interit është i bindur se skuadra nga Guiseppe Meazza ka mundësi që të luftojë për titull këtë edicion të Serie A.

Javier Zanetti beson shumë se Interi mund të jetë pretendent serioz për Scudetto këtë edicion.
Skuadra nga Guiseppe Meazza e ka nisur mirë sezonin e ri dhe momentalisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 16 pikë të mbledhura, 2 më pak se lideri Fiorentina.
Prandaj ish kapiteni i neroazurëve beson se kjo skuadër ka potencial që ta fitojë ligën këtë edicion.
“Kampionati është i ekuilibruar – ka shumë skuadra afër njëra tjetrës. Ne kemi pasur synim që të kthehemi si protagonistë, gjë që shpresoj ta arrijmë”.
“Kam besim në punën e Mancinit dhe nëse luftojmë deri në fund mund ta fitojmë Scudetton”.