Lajmet e fundit
Nënpresidenti i klubit e ka bërë të qartë se puna e trajnerit është e sigurt, megjithë rezultatet jot ë mira.

Interi ende ka besim në punën e Roberto Mancini, megjitëh rënien në formë në pjesën e dytë të edicionit.
Skuadra neroazure e filloi sezonin në mënyrën më të mirë, por 2016-ta ka sjellë rezultate dëshpëruese, duke e lënë skuadrën në pozitën e pestë në tabelë.
Por Zanetti ka thënë se Mancini do të mbetet në San Siro, duke insistuar se kanë pritur vështirësi këtë edicion.
“Kem besim të plotë tek Mancini”.
“Skuadra ishte më solide në pjesën e parë, por më pas bëri gabime. Ne gjithmonë jemi realistë dhe e dimë që vështirësitë nuk kapërcehen lehtë”.
“Por duhet të koncentrohemi në sa më shumë fitore këtë edicion”.