Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, insiston që Mauro Icardi dëshiron që të mbetet te ky klub.
Spekulimet e fundit e kanë lidhur kapitenin e Zikaltërve me një kalim te njëra prej top klubeve të tjera evropiane si Juventus, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munchen dhe Manchester United.
Sidoqoftë, Zanetti beson se kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve dhe dashuria e Icardi-t për klubin do ta mbajnë atë në “Giuseppe Meazza”.
“Është zhgënjyese që ai nuk do të shkojë në Kupën e Botës, pasi që e ka dëshmuar që përshtatet në skuadrën e Argjentinës”, iu ka thënë Zanetti reporterëve.
“Kur e ke një kampion si ai në ekip, pos është normale që të pranosh shumë oferta, por Mauro është kapiten dhe pikë referimi për Interin”
“Ne jemi të lumtur që e kemi atë këtu, dhe ai është i lumtur që është me ne. Nuk jemi të brengosur nga spekulimet për transferime, sepse ai e ka manifestuar dëshirën që të mbetet dhe jemi në Ligën e Kampionëve, andaj dëshirojmë që të vazhdojmë së bashku”.