Lajmet e fundit

Festivali i këngëve popullore "Zambaku i Prizrenit" do të nis sonte në orën 21:00 ku do të konkurrojnë 16 këngë nga kompozitorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Në edicionin e 27-të të këtij festivali që mbahet në Kino Lumbardhi do të ndahen katër çmime kryesore nga juria profesionale dhe publiku.
Doruntika Ukimeri nga rrjeti i organizatave të Kulturës në Prizren ka bërë të ditur për Klan Kosovën se sivjet për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë pjesëmarrësist do t`i interpretojnë këngët e tyre drejtëpërdrejtë në mënyrë që siç tha ajo t`ia kthejnë dinjitetin këtij festivali.
"Zambaku i Prizrenit" organizohet nga Shoqëria Kulturo Artistike Agimi në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës dhe Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren./Klan Kosova