Lajmet e fundit

Çdo zyrë e ka një person që nuk ‘luan’ në mënyrë të ndershme me të tjerët. Shumica shqetësohen për gabimet që mund të bëjnë në punë, por në fakt është më tepër mbi sjelljet dhe zakonet që kemi.
Pavarsisht talentit apo arritjeve tuaja janë disa zakone në punë që menjëherë ndryshojnë mënyrën se si kolegët ju shohin dhe ju kaloni direkt tek ‘personat negativ të zyrës’.
Njerëzit e bëjnë veten të duken shumë keq kur bëjnë thashetheme mbi të tjerët.
Emri thotë gjithçka, t’i jepni kolegëve thika mbas shpine qëllimisht apo jo, është një burim konflikti në vendin e punës, por më vonë bëhet një konflikt akoma më i madh mbasi personi tjetër kupton se cfarë ka ndodhur.
Gjëja e fundit që dikush do të dëgjojë është dikë duke u ankuar gjithë kohës se sa e urren punën, kjo gjë ju përkufizon si një person negativ dhe ul moralin e të gjithë grupit.
Rregulli më i mirë është që të merrni në punë një ushqim të vogël e të shpejtë që nuk shpërndanë aromë përtej guzhinës së vogël që mund të keni në vendin e punës.
Gënjeshtrat mund të fillojnë si të bardha, por ato kanë tendencë të rriten dhe të përhapen derisa zbulohen. Në momentin që kolegët marrin vesh që ju keni gënjyer nuk ka një mënyrë se si ta ktheni atë mbrapsht.
Të keni kujdes me tonin tuaj në raport me kolegët, jini të thjeshtë sepse kolegët mund të ju etikojnë edhe si ' mendjemëdhenjë '.