Lajmet e fundit

Në Muzeun Caroussel du Louvre në Paris, qw nihet si qendër botërore e artit, wshtw hapur ekspozita e artit e artistëve të shquar botërorë, e në mesin e të cilëve do të ekspozohen edhe pikturat e Zake Prelvukajt, piktores nga Kosova, raporton Kult Plus, transmeton Klan Kosova.
“Po ndihem shumë mirë. Eshtë privilegj të jesh e propozuar nga kuratorë të dëshmuar ndërkombëtar, në këtë rast Monika Martins. Po arti është si lumi, deshe nuk deshe e merr rrugëtimin e vetë. Natyrisht po ndihem shumë mirë, sepse nuk është e lehtë kjo rrugë, sidomos për terrenin ku në bëjmë art. Marr pjesë me disa punime, teknikë e kombinuar” ka deklaruar piktorja Zake Prelvukaj.
Javën që shkoi artistja kosovare Zake Prelvukaj ka prezantuar punën e saj përmes ekspozitës personale “Tranzicioni” në Podgoricë.
Nga sot pikturat e saj do të ekspozohen për tre ditë resht në kryeqytetin e artit të botës në Paris.