Lajmet e fundit

Wilfried Zaha u ka thënë bashkëlojtarëve të tij te Crystal Palace se është i vendosur që të kalojë te Chelsea këtë verë, shkruan Metro.
Ka kohë që ai po kërkohet nga klubi londinez, por Palace nuk po shpreh gatishmëri që ta lë të shkojë njerin prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Në artikull shkruhet se Zaha e ka informuar klubin për dëshirën e tij që të largohet në drejtim të “Stamford Bridge”, porse Palace do ta ndryshojë mendjen vetëm në rast se vjen ndonjë ofertë teper e majme në adresë të tyre.