Zac Efron dhe e dashura e tij Vanessa Valladares thuhet se janë ndarë pas dhjetë muaj në lidhje.
Aktori 33 vjeçar dhe Vanessa u lidhën për herë të parë në vitin 2020 dhe hera e parë që u zbuluan ishte në shtator.
Tani, Daily Telegraph po raporton se ata janë ndarë. Përfaqësuesit e Zac nuk kanë komentuar publikisht mbi këtë lajm dhe është e paqartë nëse është e vërtetë.
Fotografitë e fundit që kemi nga Zac dhe Vanessa së bashku janë nga janari i vitit 2021, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.