Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar klubin e basketbollit Z Mobile Prishtina për kualifikimin në top 16 ekipet më të mira të FIBA Europe Cup.
“Një sukses i tillë, i pari në historinë tonë të sporteve ekipore dëshmon për potencialin e jashtëzakonshëm që kemi edhe në basketboll, por mbi të gjitha për punën profesionale që po bëjnë çdo ditë klubet tona”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
“Ky sukses, por edhe medaljet e titujt që po fitojmë në sporte të tjera, duhet të na shërbejnë si motiv e model për më shumë punë dhe investime në sport”.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.