Z-Mobile Prishtina triumfoj në takimin e së mërkurës, ndaj Pinar Kasiyaka duke shkruar historinë në basketbollin ndërkombëtar.
Çerekun e parë nuk e nisën mirë andaj edhe i takoi mysafirëve me rezultat 16 me 26.
Por ekipi nga kryeqyteti u këndell në të dytin, duke e kthyer në favor të tyre 23 me 16, dhe duke ngushtuar epersinë e përgjithshme në vetëm 3 pikë.
Skuadrat në pushim shkuan me rezultatin 39 me 42 për Pinar.
Në pjesën e dytë kryeqytetasit rritën koncentrimin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, duke dominuar në parket, derisa çereku i fundit ishte edhe vendimtari.
82 me 78 ishte epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje në kuadër të FIBA EUROPE CUP, cka i mundësoi prishtinasve PlayOff-in në këtë garë prestigjioze.
Kronikë nga Albert Bajrami.
https://www.youtube.com/watch?v=aF9Ga5r6_60
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.