Lajmet e fundit

Teoritë e konspiracionit që lidhin rrjetin 5G me pandeminë e koronavirusit vazhdojnë të përhapen pavarësisht se nuk ka prova që dëshmojnë se sinjalet e telefonit celular paraqesin rrezik për shëndetin.
Bamirësia e kontrollimit të fakteve "Full Fact" ka lidhur këto pretendimet në dy teori me të meta.
Njëra sugjeron gabimisht se 5G shtyp sistemin imunitar, tjetra pretendon se virusi po përdor disi radiovalët e rrjetit për të komunikuar dhe zgjedhur viktimat, duke përshpejtuar përhapjen e tij.
Përderisa 5G përdor frekuenca të ndryshme radiofonike nga paraardhësit e tij, është e rëndësishme të kuptohet që brezi i valëve të përfshira ende është "jo-jonizues", që do të thotë se i mungon energjia e mjaftueshme për të shkëputur lidhjet kimike në ADN në qelizat tona për të shkaktuar dëme.
Në fillim të këtij viti, shkencëtarët në Komisionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues përfunduan një studim të madh të hulumtimeve të lidhura me këtë temë.
Ata rekomanduan kufij paksa më të shtrënguar në aftësitë transmetuese të vetë aparateve për të minimizuar çdo shans të dëmtimit të shkaktuar nga nxehja e indeve të njerëzve, por gjetja kryesore e studimit ishte që nuk kishte asnjë provë që rrjetet 5G ose sistemet e mëhershme mund të shkaktonin kancer ose lloje të tjera të sëmundjeve.
Teoria e dytë duket se bazohet në punën e një biologu fitues të Çmimit Nobel, i cili sugjeroi se bakteret mund të gjeneronin radiovalë.
Por, kjo mbetet një ide e diskutueshme dhe jashtë linjës së mendimit kryesor shkencor.
Ekziston një tjetër problem i madh me të dy këto teori - koronavirusi po përhapet nëpër qytetet në Mbretërinë e Bashkuar, ku rrjeti 5G akoma nuk është vendosur, dhe në vende si Japonia dhe Irani që ende pritet ta implementojnë këtë teknologji.