Aktorja dhe aktivisja, Evan Rachel Wood, ka nisur një peticion duke kërkuar nga YouTube që ta heqë videoklipin e Marilyn Mansonit, “Heart-Shaped Glasses (When The Heart Guides The Hand”.
Kjo kërkesë e saj vjen pasi që Wood pohon se ajo “bazikisht ishte përdhunuar në kamerë” gjatë xhirimeve.
Ndërkaq, zëdhënësi i YouTube-s, Jack Malon, ka thënë për Daily Mail se ata po e monitorojnë situatën nga afër.
“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe do të bëjmë veprime të duhura nëse biem në përfundim që ka ndodhur në shkelje e udhëzimeve të përgjegjësisë së kreatorit”, ka thënë Malon për mediumin britanik.
Malon po ashtu përmendi një klauzolë në rregulloren e YouTube-s që nënkupton se kanali i Mansonit mund të hiqet edhe në saje të veprimeve të tij jashtë platformës, porse një gjë e tillë mund të ndodhë nëse Mansoni e pranon fajin apo nëse akuzohet apo dënohet për krimin.
https://www.youtube.com/watch?v=Ja-UFvajEHc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.