Lajmet e fundit

Ashley Young ka përfunduar zyrtarisht kalimin në Aston Villa nga Interi si lojtarë i lirë duke nënshkruar një marrëveshje një vjeçare me skuadrën e Premier League, shkruan Football Italia, njofton Klan Kosova.
Young u largua nga Villa Park dhjetë vjet më parë për t'u bashkuar me Manchester United.
Ai nënshkroi me Interin në janar 2020 dhe fitoi një titull në Serie A nën drejtimin e Antonio Conte në 2020-21.
Ishte titulli i parë në Serie A për Nerazzurrët në 11 vjet. Kontrata e Young me Inter skadon më 30 qershor 2021 dhe 35-vjeçari ka arritur një marrëveshje me ish-klubin e tij.
Aston Villa njoftoi nënshkrimin e Young në faqen e tyre zyrtare dhe në mediat sociale