Komuniteti i biznesit nesër më 29 maj nga ora 10:00 e deri në orën 12:00, do të protestojë si shkak i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizmin e tregut të energjisë.
Kjo ishte edhe tema që u diskutua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Janina Ymeri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se shteti i Kosovës nga 1 janari i këtij viti e deri në maj, ka paguar çdo ditë nga 1 milion e 160 mijë euro për importin e rrymës.
"Se nuk ka prodhim të energjisë elektrike. Tash prodhimi i energjisë elektrike ka rënë nga viti 2022, në termocentrale, hidrocentrale dhe nuk është që është rritur amvisëria. Kur të ecin 50 mijë njerëz dhe marrin leje qendrim, nuk ka shumë rritje të konsumit", deklaroi ajo në Klan Kosova./ Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=_16Wddfc_sE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.