Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka shpërndarë një dokument, me të cilin thotë se kompania e Vuk Hamoviqit është në proces të rilicensimit.
Për këtë, ajo ka shkruar në rrjete sociale duke kritikuar qeverinë aktuale.
“Kush është tash lideri shqiptari këtu, kur kompania e Vuk Hamoviq është në proces të rilincencimit?! EFT-ja duhet të merr fund thojke Albin Kurti, nuk mund t'i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominoj EFT-ja. Jo që nuk morri fund, por edhe ndikimi i këtij grupi t'i dikton edhe përgjigjet ndaj investimeve ndërkombëtare.”, ka shkruar Ymeri. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.