Naim Darrechi, një influencues dhe këngëtar i mediave sociale spanjolle, i ndjekur nga 26 milionë njerëz në TikTok, ka shkaktuar një protestë zemërimi ndaj tij nga këta të fundit, pasi ka thënë se ai shmang përdorimin e prezervativit, duke u thënë partnerëve seksualë se është steril.
Shumë gra dhe vajza të zemëruara e kanë dënuar ‘veprimin’ e 19 vjeçarit përmes Twitter dhe mediave kryesore spanjolle.
Ndërkaq, pak më vonë, ai përmes Instagramit është shprehur i penduar për atë qe kishte thënë.
"Më vjen shumë keq... është thjesht çmenduri ajo që thashë".
Lidhur me këtë deklaratë, Irene Montero Ministre e Barazisë së Spanjës, ka kërkuar nga prokurori që të hetojë deklaratat e të riut.
Ajo ka shkruar në Twitter se i kishte kërkuar prokurorit të zbulonte nëse Darrechi kishte thënë të vërtetën dhe, nëse po, të identifikonte viktimat e mundshme të mashtrimit të tij seksual, i cili do të përbënte abuzim seksual sipas ligjit të ri aktual spanjoll, i cili përcakton seksin e pambrojtur pa pëlqim si një sulm, ka theksuar ajo.
Ndërkaq, më vonë në Instagram Darrechi ka kërkuar falje, duke u shprehur se nganjëherë as vet nuk i kupton ndonjëherë përgjegjësitë e tij, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
"Unë bëra një koment që me të vërtetë nuk është në vend dhe kjo nuk është e drejtë. Ndonjëherë them gjëra dhe nganjëherë e teproj, por këtu është thjesht çmenduri ajo që thashë, do të doja të ishte prerë në redaktim dhe askush nuk do ta kishte dëgjuar", ka thënë ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.